FBI shoqëron Eminem, shkak një këngë kundër Presidentit Trump

FBI shoqëron Eminem, shkak një këngë kundër Presidentit Trump

Që Eminem nuk kishte ndonjë mendim të mirë për presidentin Donald Trump, kjo dihej. Por askujt nuk i kishte shkuar në mendje, thonë mediat e huaja, se tekstet e reperit, të cilësuara si “kërcënuese“ në drejtim të kreut të shtetit, do të tërhiqnin vëmendjen e shërbimeve sekrete amerikane, të cilat e paskan marrë në pyetje këngëtarin janarin e vitit 2018.

Lajmin e bëri të ditur tani site-i informative, BuzzFeed, i cili ka gjetur disa dokumente që dëshmojnë marrjen në pyetje të Eminemit.

 

 

Këngët e shënjestruara ishin “ Framed“, ku emri i vajzës së trumpit, Ivanka, shfaqet në një fjali me përmbajtje të dhunshme, dhe “ The Storm“, i regjistruar për BET Hip Hop Aëards 2017. “Framed“ është pjesë e albumit “Revival“, ky reperi vihet në rolin e një serial killer-I me personalitet të shumëfishtë, i cili pyet veten sesi përfundoi në bagazhin e makinës së tij trupi i Ivanka Trumpit.

Sipas BuzzFeed, pas publikimit të albumit, shërbimet sekrete ishin paralajmëruar nga një punonjës i tabloidit TMZ, i cili i kishte kërkuar që FBI-ja të hetonte vargjet kërcënuese që Eminemi kishte shkruar kundër Ivanka Trumpit.

Shpërndaje në: