FC Barcelona kritikohet për diskriminim gjinor: Burrat në klasë biznesi, gratë në klasë ekonomike brenda të njëjtit fluturim

FC Barcelona kritikohet për diskriminim gjinor: Burrat në klasë biznesi, gratë në klasë ekonomike brenda të njëjtit fluturim

Klubi i futbollit Barcelona është kritikuar në mbarë botën për vjedhjen që i ka bërë transferimit të Romës, Malcomit ditë më parë. Poashtu, është vënë nën investigim edhe blerja e mëlçisë së Eric Abidalit, me Sandro Rossellin që rrezikon të dënohet për ‘trafikim organesh’. Poashtu, Barcelona kishte bërë dallavere edhe në tregun e transferimeve, duke blerë shumë lojtarë të rinj nën moshën 18 vjeçare. Ishte dënuar edhe për këtë gjë.

Barcelona po kritikohet rëndë edhe sot, pasi që brenda një fluturimi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, futbollistët meshkuj i vendosi në ‘biznes klasë’ ndërkaq futbollistet gra që bartin të njëjtën emblemë klubi, në kategorinë ekonomike [economy class].

Futbollistët nga të dyja ekipet kanë postuar fotografi në mediet sociale duke fluturuar së bashku për në ShBA, ku të dyja palët do të zhvillojnë ndeshje miqësore para-sezonale, por doli më vonë që ekipi i femrave po rikthehej në ulëset e klasës ekonomike.

Fansat e ekipit të grave treguan fotografitë e postuara në Instagram që tregonin lojtaret në klasën ekonomike, përderisa meshkujt – disa prej të cilëve edhe nga ekipi B, të gjithë kishin trajtim të veçantë në klasën biznesore, shkruan Periskopi.

Dhe duket se vend për në klasën biznesore ka pasur sa të duash, sepse një fanse kishte pyetur se pse nuk ishin zënë ato vende edhe për ekipin e grave, me zyrtarët e Barcelonës që ishin shfajësuar duke thënë që “ishte organizuar gjithçka në minutën e fundit”. /Periskopi

Shpërndaje në: