Fedarata e Hendbollit e Kosovës bën hapin e rradhës për fillim të mbarë
Në prag të fillimit të stinorit pranveror, Federata e Hendbollit e Kosovës, do të organizojë këshillim për gjyqtarë, vëzhgues-kontrollues, trajnerë të hendbollit dhe përfaqësues zyrtarë të klubeve.
Këshillimi, përkatësisht seminari qendror, mbahet të premten nga ora 15:00 në Prishtinë, në ambientet e Fakultetit Filozofik, amfiteatri numër 5. Ligjërues në seminar do të jetë zyrtari nga Federata Evropiane e Hendbollit, Dragan Nachevski.
“Do të ligjërohet për ndryshimet në rregullat e hendbollit dhe praktikimin e tyre”, ka njoftuar Fahredin Hashani, kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës. Seminarin e organizojnë Federata e Hendbollit të Kosovës në bashkëpunim me SHGJHK-në.
Pjesëmarrja është e obliguar për të gjithë gjyqtarët dhe vëzhguesit-kontrolluesit që janë pjesë e listës për edicionin aktual 2017/18. Mospjesëmarrja nënkupton mospërfshirje në delegim për stinorin pranveror.



