Federata Angleze të implementojë rregullin e ri që e kemi pritur për shumë vite
Drejtuesit e Federatës Angleze (FA) pritet të votojnë propozimin në një mbledhje në “Wembley”, transmeton Sportali.net.
Një panel tre-antarësh i ekspertëve do të takohet të hënën për të vendosur rreth çështjes.
Pritet të implementohet një sistem që do të merret me simuluesit, por do të jetë i nevojshëm një verdikt unanim për pezullimin e atyre që simulojnë.
Sistemi, tashmë i implementuar në Skoci, ka nevojë për aprovimin e Premier Leagues, Ligës së Futbollit dhe PFA-së, por raportohet se palët tashmë kanë arritur marrëveshje.
Simulimet u rikthyen në qendër të vëmendjes në prillin e vonshëm kur, ylli i Manchester United, Marcus Rashford, ai i Cityt, Leroy Sane dhe sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane të gjithë u akuzuan se aktruan për të fituar penallti.



