Federata e Futbollit të Turqisë: Me Kosovën kemi miqësi të vjetër
Ndër të tjera, i pari i federatës turke konfirmoi miqësinë e madhe që kanë me Federatën e Futbollit të Kosovës.
“Do të luajmë në stadiumin e ndërtuar në Antalia. Takimi i miqëve Turqi – Kosovës nuk është i pari, pasi me vitet të tëra kemi miqësi. Besoj fuqishëm se kundërshtari do të luajë me shpirtin e ‘Fair Playt’”, deklaroi Demiroren në konferencën për shtyp, raporton Gazeta Olle.
Federata Turke kishte pritur drejtuesit e FFK-s, para pranimit në UEFA e FIFA, duke konfirmuar ndihmën që kanë dhënë për ndërkombëtarizimin e futbollit tonë.



