Federer fiton Wimbledonin për herë të tetë
Tenisti i njohur zviceran, Roger Federer, ka triumfuar në Wimbledon për herë të tetë në karrierë.
35-vjeçari mposhti në finale kroatin Marin Çiliq me rezultat 3 me 0 në sete.
Federer nuk ka humbur asnjë set në këtë edicion të Wimbledonit.
Ky ishte titulli i 19-të ‘Grand Slam’ për Federerin.



