Fehmi Kupina: Do të avancojmë pozitën e operatorëve privatë në transportin urban të Prishtinës
Kreu i Lidhjes për Prishtinën, Fehmi Kupina, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e kompanisë së transportit “24 Yjet”. Ai tha se është njoftuar nga afër me sfidat e tyre të përditshme dhe potencialin për zgjerim të aktivitetit.
Kupina falënderoi kompaninë për punën në mbulimin e një pjese të qytetit ku nuk ka shërbim të Trafikut Urban dhe theksoi se, nëse merr mandatin, do të ketë bashkëpunim të sinqertë për të avancuar pozitën e operatorëve privatë, gjithmonë në përputhje me politikat e Trafikut Urban.
“Falënderuam “24 Yjet” për punën e tyre në mbulimin e një pjese tē Kryeqytetit ku nuk ka mbulesë Trafiku Urban. Ju premtuam bashkëpunim të sinqertë dhe se Lidhja e Prishtinës do të avancojë pozitën e operatorëve nga sektori privat në përputhje me politikat e Trafikut Urban.”– ka shkruar Kupina në Facebook.
Postimi i plotë:



