Fehmi Kupina: Lidhja e Prishtinës do të jetë krah i qytetarëve në Kuvendin Komunal
Kandidati për Asamblenë Komunale nga Lidhja për Prishtinën, Fehmi Kupina, mbrëmë zhvilloi një takim në Rrugën e Bledit së bashku me Daris Fazliun, ku u pritën ngrohtësisht nga familjarë dhe miq të Darisit, shkruan Periskopi.
“Patëm një diskutim të sinqertë rreth të gjitha çështjeve që i preokupojnë qytetarët në këtë zonë të Kryeqytetit dhe zgjidhjet për hallet e tyre. Iu premtuam se Lidhja e Prishtinës do të jetë krah i tyre në Kuvendin Komunal”, deklaroi Kupina.
Postimi: KËTU



