Fehmi Kupina në Bregun e Diellit: Prioritet hallet e qytetarëve
Kandidati i Lidhjes për Prishtinën, Fehmi Kupina, së bashku me Enver Gashin, kandidat për Kuvend Komunal, kanë takuar qytetarët e lagjes Bregu i Diellit për të dëgjuar nga afër shqetësimet dhe kërkesat e tyre.
Kupina tha se shumë prej çështjeve të ngritura do të trajtohen me prioritet nga Lidhja e Prishtinës, e cila, sipas tij, mbetet çdo ditë pranë qytetarëve në konsultime të vazhdueshme për t’i përfaqësuar me korrektësi dhe besueshmëri.



