Fehmi Kupina: Do të punojmë për kushte më të mira për klubet dhe sportistët

Fehmi Kupina: Do të punojmë për kushte më të mira për klubet dhe sportistët

Fehmi Kupina nga Lidhja e Prishtinës ka njoftuar se sot ka takuar kampionin e shumëfishtë në boks, Gazmend Gashin.

Kupina përmes një postimi në rrjetin social Facebook është zotuar për investim në sport .

“Rritja e numrit  të fëmijëve dhe të rinjëve të angazhuar në aktivitete sportive është prioritet i Lidhjes së Prishtinës. Do të punojmë vazhdimisht për kushte më të mira të klubeve dhe sportistëve tanë përfshirë rritjen e subvencioneve. Këtë iu premtuam bashkë me Gazmend Gashin, kampion i shumëfishtë në boks dhe tani kandidat i Lidhjes së Prishtinës për Kuvend Komunal, një grupi të rinjëve të cilët ushtronin me shumë pasion në klubin Cell Active”, ka shkruar Kupina.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: