Fehmi Kupina takohet me qytetarë në Tophane: Iu premtuam se do të bëjmë çmos për të ruajtur vlerat dhe traditat e lagjes
Fehmi Kupina nga Lidhja e Prishtinës sot ka takuar qytetarët në lagjen Tophane në kryeqytet.
Përmes një postimi në Facebook, Kupina tha se “iu premtuam se do të bëjmë çmos për të ruajtur vlerat dhe traditat e lagjes”
Postimi i plotë:
Bashkë me Kemal Dobrçanin, kandidat për Kuvend Komunal, takuam një grup qytetarësh nga lagjja Tophane e Kryeqytetit. Kishim një bashkëbisedim të sinqertë rreth transformimit të madh që ka pësuar një prej lagjeve më të vjetra të Prishtinës, shpesherë duke dëmtuar vlerat dhe traditat e kësaj lagje.
Në përputhje me programin e Lidhjes së Prishtinës iu premtuam se do të bëjmë çmos për të ruajtur vlerat dhe traditat e lagjes Tophane duke ndërtuar të ardhmen.
#lidhjaeprishtines #prishtina #LP115



