Fehmi Kupina viziton klubin 2 Korriku: Ju premtuam mbështetje nga Lidhja e Prishtinës për futbollin e sportin
Fehmi Kupina nga Lidhja e Prishtinës, ka vizituar klubin 2 Korriku.
Kupina ka thënë se klubi në fjalë njihet për një prej shkollave më të mira të futbollit.
“Ju premtuam mbështetje të parezervë nga Lidhja e Prishtinës për klubin 2 Korriku dhe futbollin e sportin kosovar në përgjithësi”, ka thënë ai mes tjerash.
Postimi:
Në vazhdën e vizitave të klubeve sportive, dje u mikpritëm nga Rexhep dhe Shaban Baholli në klubin 2 Korriku. Ky klub njihet për një prej shkollave më të mira të futbollit jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon. Shumë futbollistë që kanë dal nga ky klub sot mbrojnë ngjyrat e klubeve evropiane.
Bashkë me Arben Zhjeqin ishte kënaqësi të bisedojmë me Rexhën dhe Shabanin për planet e tyre si dhe shprehëm mirënjohje për punën e madhe që kanë bërë para dhe pas luftës për të mbajtur futbollin kosovar aktiv.
Ju premtuam mbështetje të parezervë nga Lidhja e Prishtinës për klubin 2 Korriku dhe futbollin e sportin kosovar në përgjithësi.
#lidhjaeprishtines #prishtina #LP115



