Fejohet Afërdita Dreshaj, ky është personi që ia mori zemrën (Foto)

Fejohet Afërdita Dreshaj, ky është personi që ia mori zemrën (Foto)

 

Ka kohë që është në lidhje me hokeistin çek Jakub Kindl.

E tani, Afërdita Dreshaj ka zyrtarizuar këtë romancë me të edhe me fejesë, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka hedhur një fotografi në Snapchat ku tha se i tha PO propozimit të tij, madje ka zbuluar edhe unazën që ia ka dhuruar Jakub, e cila duket me gurë të çmueshëm.

“Unë thash PO… Fotot e reja do vijnë së shpejti… Jam shumë e eksituar sonte” ishte shkrimi i lënë fotos!

Kujtojmë që për Afërditën është hera e dytë që fejohet, pasi hera e parë ishte fejesa me Shpat Kasapin.

 

Shpërndaje në: