Fellaini vjen nga stoli për t’ia siguruar fitoren Manchester Unitedit
Ekipi i Manchester United ka arritur të mposhtë ekipin e Arsenalit me rezultat 2:1 në kuadër të xhiros së 35-të të Premier League.
Paul Pogba e kishte kaluar Manchesterin në epërsi fillimisht në minutën e 16’, ndërsa Mkihitaryan në minutën e 51’ pas një asisiti të Granit Xhakës ka barazuar shifrat në 1:1.
E kur mendoje se gjithçka do të mbyllej, Maroune Fellaini i ardhur nga stoli nuk e lë Wengerin që ti gëzohet as edhe një pike të barazimit.
Në minutën e parë të lojës shtesë shënon për fitoren përfundimtare, që e mbanë Manchester Unitedin në pozitën e dytë me 77 pikë.
Arsenali pas kësaj humbjeje mbetet në pozitën e 6-të me 57 pikë./Periskopi/



