Fëmija shqetëson për tetë orë udhëtarët e aeroplanit duke bërtitur (Video)

Fëmija shqetëson për tetë orë udhëtarët e aeroplanit duke bërtitur  (Video)

Një udhëtar e ka filmuar momentin kur është dashur për tetë orë të durojnë një fëmijë teksa bërtiste vazhdimisht.

Vogëlushi ka nxjerrë zëra me tërë fuqinë, teksa lëvizte nëpër aeroplan dhe ngjitej mbi karrige – derisa nuk përfundoi fluturimi prej Gjermanisë deri në New Jersey.

Derisa të pranishmit shpresonin se trevjeçarit do t’i shpenzohej energjia dhe të qetësohej, ata u zhgënjyen sepse kjo nuk ndodhi.

Në anën tjetër, nuk dihet nëse fëmija kishte ndonjë sëmundje apo ishte thjesht i shqetësuar, ndërsa pjesëtarët e ekuipazhit nuk bënë asgjë për ta qetësuar.

Shpërndaje në: