Fëmijët e Halepit janë aq të traumatizuar sa nuk mund të qajnë (Video/Foto +18)

Fëmijët e Halepit janë aq të traumatizuar sa nuk mund të qajnë (Video/Foto +18)

Sipas Kombeve të Bashkuara, të paktën 2700 fëmijë ishin në mesin e 8,000 të shpërngulurve që u evakuuan nga qyteti sirian i shkatërruar nga lufta në ditët e fundit.

Por shumë të tjerë mbeten të bllokuar në zonat e mbetura të mbajtura nga rebelët.

Në disa pamje të transmetuara nga Channel 4 News, një foshnje, e quajtur Aya, shihet e ulur në një barelë në spitalin e fundit të mbetur të Alepos, teksa fytyra e saj është e mbuluar me pluhur dhe gjak të tharë.

Teksa kaosi rrëmben dhomën e spitalit, fëmija nuk do të qaj.

Nëna e saj, Um Fatima, e vetmja e mbijetuar e rritur nga tre familjet e një ndërtese, të cilët u zhdukën nga një bombë ruse apo siriane, thotë se familja e saj ishte duke fjetur, kur shtëpia e tyre u godit.

Videoja tregon tmerret e pësuara nga civilët në qytetin e Aleppos, qytet në të cilin po zhvillohen luftime ndërmjet forcave rebele, regjimit të Assadit, Ushtrisë ruse dhe asaj amerikane.

auto_auto_aleppo14817086581481806202-848x478

https://www.youtube.com/watch?v=1YshL6BXgZI

Shpërndaje në: