Fëmijët e Victoria-s si zogj të vegjël: Ja ç’u jep mami të hanë

Fëmijët e Victoria-s si zogj të vegjël: Ja ç’u jep mami të hanë

Victoria Beckham u ka treguar 17 milion ndjekësve të saj në llogarinë e Instagram-it se çfarë ushqimi përdor që fëmijët të jenë gjithnjë në super formë.

Stilistja është e njohur për regjimin strikt që mban përsa i përket aktivitetit zik dhe gjithashtu ushqimet e kontrolluara që konsumon. Dhe sigurisht, kujdeset që fëmijët e saj të paktën për këtë pjesë, të ndjekin hapat e saj.

Ylli 43-vjeçar, ka publikuar në rrjete sociale vaktin që përgatiti për Romeon, 15-vjeç, Cruz, 12-vjeç dhe të voglën e familjes, Harper 6-vjeç, pasi kthehen nga shkolla.

Gjithçka Victoria bënte ishte të përziente fara të shëndetshme tek acidi proteinik i lëngshëm.

“Fara të futura në proteina  organike. Përzihen derisa të treten. Ky është vakti i padites, kur ata kthehen nga shkolla.”- sqaron Znj. Beckham.

Ky postim i saj erdhi pas lajmit se ish-ylli i “Spice Girls” është ka marrë këshillat e duhura nga doktërët të cilët i kanë rekomanduar asaj të gjithë trajtimet që do ta ndihmojnë kundër plakjes.

Dhe përveç të tjerave, këshilla kryesore e doktorëve ishte kujdesi me kilogramët e tepërt. Shumë herë nga pak ushqime të shëndetshme dhe ujë gjatë gjithë ditës.

Shpërndaje në: