Fëmijët shqiptarë vizitojnë manastirin e Deçanit

Fëmijët shqiptarë vizitojnë manastirin e Deçanit

Nxënësit shqiptarë të klasës së pestë të shkollës fillore nga Deçani e kanë vizituar manastirin e Deçanit, me mbështetjen e UNMIK-ut, Komunës dhe KFOR-it, është kumtuar nga ky manastir.

“Sot na ka gëzuar vizita e nxënësve të klasave të pesta të shkollës fillore nga Deçani. Kjo vizitë e rrallë, por jashtëzakonisht e rëndësishme e nxënësve të shkollës nga rajoni është organizuar nga OJQ Agimi nga Isiniqi me sponsorizimin e UNMIK-ut, dhe është përkrahur nga Komuna dhe KFOR-i italian”, ka njoftuar manastiri i Deçani në Facebook.

Ata shtojnë se takimi u karakterizua me një atmosferë plot kuriozitet dhe përzemërsi reciproke.

“Murgjit u folën fëmijëve në anglisht dhe pak shqip, duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta rreth historisë së manastirit dhe jetës monastike. Nxënësit shfaqën një dëshirë të madhe për të mësuar, gjë që e bëri këtë takim një mundësi për të mësuar diçka të re dhe që fëmijët të afrohen me vëllazërinë monastike të Deçanit. Në disponimin e këndshëm kanë kontribuar dhuratat, çantat e shpinës, kapele dhe flamuj, të cilat u ndanë fëmijëve nga ushtarët italianë të KFOR-it. Nxënësit nga ana e tyre i dhuruan manastirit dy piktura në shenjë mirënjohjeje, Manastirin e Deçanit dhe Ngjitjen e Krishtit”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: