Femrat krahasohen me qentë në këngën e re të Mozzikut dhe Enis Byqytit (VIDEO)
Dy këngëtarët e grupit ‘On Records’, Mozzik dhe Enis Bytyrqi kanë publikuar këngën e re me titull ‘M’ra pika’.
Ajo që vërehet në këtë këngë, është një kopjim i refrenit të një kënge të vjetër, dikur hit, nga Baha Men, “Ëho let the dogs out”.
Baha Man në fillim të këngës si dhe refrenin e gjithë këngës, e ka ashtu siç bën Mozzik në fillim kur thotë “Kush i la çikat jashtë” dhe bën një prapavijë sikur një e lehur e qenit.
Pra ka vetëm një dallim, që ndoshta në këngën e Mozzikut është përdorur më shumë si një metaforë por kur shihet se prej kah është kopjuar, ajo vjen nga kënga e Baha Man e cila flet për qentë./Periskopi/



