Fenerbahce thellësisht e prekur nga vdekja e Fadil Vokrrit, i dërgojnë telegram ngushëllimi familjes së tij
Lajmi për vdekjen e Fadil Vokrrit ka bërë bujë të madhe në botë, dhe është klubi turk, Fenerbahce që ka dërguar një telegram ngushëllimi familjës së Fadil Vokrrit
Sporti kosovar sot pësoi një lajm të hidhur pasi njëri nga më meritorët që Kosova është pjesë e FIFA-s dhe UEFA-s ndërroi jetë, shkruan Periskopi.
Shumë telegrame ngushëllimi erdhën nga e gjithë bota, ndërsa së fundi ka reaguar edhe klubi turk, Fenerbahce.
Vokrri ishte pjesë e Fenerbahces gjatë viteve 1990/92.
“Ne jemi thellësisht të pikëlluar se lojtari i cili ka luajtur për ne në sezonet 1990/92, kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka ndërruar jetë.
“Ne dëshirojmë që t’i shprehim ngushëllimet tona familjes dhe të afërmve të Fadil Vokrrit,” thuhet në njoftimin e Fenerbahces. /Periskopi/



