Feraj i VV-së me interpretim tjetër për humbjen: Albini i ka bërë më të mirë edhe ata jashtë VV-së

Feraj i VV-së me interpretim tjetër për humbjen: Albini i ka bërë më të mirë edhe ata jashtë VV-së

Anëtari i Vetëvendosjes, Hysamedin Feraj, sapo ka dalë me një reagim për humbjen në zgjedhjet e 17 tetorit.

Përmes një figure “baritore” [sic], Feraj ka deklaruar që “sado të këqinj” janë kandidatët e LVV-së për kryetar komune, janë brenda “torishtës” së mirë”, përcjell Periskopi.

“Tashmë Albin Kurti i ka bërë të gjithë më të mirë, brenda dhe jashtë LVV-së.” – është shprehur z. Feraj, përcjell Periskopi.

Vetëvendosje nuk po arrin të interpretojë assesi rezultatet zgjedhore të 17 tetorit, ku u humbën mbi 250 mijë vota.

Statusi i plotë:

“Vjosa Osmani është e mirë, por në torishtë të keqe” – më pat thënë, në një gjuhë disi baritore, një mbështetës i saj në fushatën e vitit 2017.

Fabula: individi i virtytshëm s’mund ta bëj të mirën brenda dallgës të së keqes.

Po ta vazhdoj atë figurë baritore:

E kundërta, sado të “këqinj”, kandidatët e  LVV për kryetar komune janë brenda “torishtës” së mirë.

Fabula: individët sado “të pavirtytshëm” nuk mund ta bëjnë të keqen brenda dallgës të së mirës.

Tashmë Albin Kurti i ka bërë të gjithë më të mirë, brenda dhe jashtë LVV-së.

Në të dy rastet, gjykimi për individin krejt ndaras nga kolektiviteti i tij është sjellje e pamençur votuese dhe pra, politike.

Shpërndaje në: