Ferat Shala në Llapushnik: Simbol i trimërisë dhe qëndresës në luftën për liri

Ferat Shala në Llapushnik: Simbol i trimërisë dhe qëndresës në luftën për liri

Kandidati i PDK‘së për deputet, Ferat Shala ka vizituar Llapushnikun, shkruan Periskopi. 

Shala tha se ky vend është simbol i trimërisë dhe qëndresës në luftën për liri.

Postimi i plotë: 

Llapushniku, simbol i trimërisë dhe qëndresës në luftën për liri, sot mbetet i rreshtuar në anën e drejtë të historisë, përkrah Partisë Demokratike të Kosovës.

Ky vend i lavdishëm, që ndërtoi themelet e lirisë me gjak dhe sakrificë, është sot një burim frymëzimi për vizionin tonë politik: një qeverisje të bazuar në dije, kompetencë dhe përgjegjësi, që e vendos interesin kombëtar mbi gjithçka.

Me mbështetjen e fuqishme të qytetarëve, ne jemi të vendosur të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për çdo qytetar të Kosovës, duke udhëhequr me atdhedashuri dhe vendosmëri për zhvillim dhe progres.

 

Shpërndaje në: