Ferdinand: United do ta fitonte titullin nëse do ta kishte këtë lojtar të Liverpoolit

Ferdinand: United do ta fitonte titullin nëse do ta kishte këtë lojtar të Liverpoolit

Manchester United nuk e ka fituar Premier Ligën që nga koha kur është larguar ndonjë mbrojtës nga klubi.

Përderisa këtë sezon ka pësuar 2 herë më shumë gola se rivali i tyre Liverpool, shkruan Periskopi.

Rio Ferdinand ka thënë se Virgil Van Dijk është futbollisti që dua ta shoh tek Unitedi. Pas shkarkimit të Mourinhos, Manchester United është këndellur dhe nuk ka asnjë humbje mirëpo me Van Dijkun në mbrojtje do të bëhej diferenca në Old Trafford, sipas Rio Ferdinandit.

Me Van Dijkun në mbrojtje, Liverpooli ka pranuar vetëm 13 gola në këtë sezon. Pas një postimi të një fansi të Unitedit drejtuar Ferdinandit në Twitter, duke i thënë se cilin futbollist e dëshiron në skuadër, ai u përgjigj: “ Unë do të thoja Virgil Van Dijk …. na duhet që të përforcojmë mbrojtjen”.

Duke ditur se United gjatë këtij sezoni në Premier Ligë ka pësuar 35 gola./Periskopi

Shpërndaje në: