Fergie pëlqen gjërat perverse

Fergie pëlqen gjërat perverse

Me këngëtaren e popullarizuar Fergie tashmë jemi mësuar me paraqitje provokuese në videoklipet e saj, por ajo gjithashtu asnjëherë nuk ka ngurruar që të flasë edhe për preferencat e saj seksuale. Ylli i muzikës ka deklaruar se në seks është një bishë e vërtetë, e cila e pëlqen të provojë gjëra të ndryshe, duke përfshirë edhe ato që janë perverse.

“Nuk e kam problem që të kërkoj nga burri im gjëra të çmendura në seks. E pëlqej të eksperimentoj pasi mendoj se kjo e mban një lidhje të qëndrueshme. Po ashtu më pëlqen edhe seksi pervers, prandaj e bëj rregullisht. E pëlqej të përdori edhe lodra të ndryshme seksi dhe kjo nuk paraqet problem për burrin tim”, ka deklaruar bukuroshja, e cila njihet për trupin e saj të përkryer. Dhe për të pasur një trup të këtillë ajo thotë se nevojitet shumë mund dhe sakrifica, por kjo nuk do të thotë se ia mohon vetes ushqimet e preferuara.

“Është e pamundur që mos të ha ushqime të rënda në Taco Bell. Jam adhuruese e madhe e këtij restoranti dhe e vizitoj rregullisht. Por pastaj më duhet të ushtroj shumë për t’i djegur kaloritë e fituara. Por nuk përtoj pasi jam adhuruese e madhe e ushqimit”, ka përfunduar Fergie, e cila është e martuar me aktorin e njohur Josh Duhamel.

Shpërndaje në: