Ferguson: Krenar që isha rivalë i Arsene Wenger

Ferguson: Krenar që isha rivalë i Arsene Wenger

Alex Ferguson ka thënë se ka shumë respekt për Arsene Wenger

Tekniku francez dhe Ferguson ishin gjithmonë rivalë me skuadrat e tyre Arsenal dhe Manchester United, por ishte skocezi ai që ka fituar më shumë, transmeton Periskopi.

“Jam shumë i lumtur për Arsene Wenger” ka thënë Ferguson për ‘ManUtd.com’.

“Unë kam respekt të madh për të dhe për punën që e ka bërë te Arsenali.

“Në një epokë të futbollit ku trajnerët qëndrojnë në klub vetëm për një apo dy sezone, kjo tregon që çfarë arritje ka bërë Wenger duke shërbyer kaq shumë te Arsenali.

“Ai padyshim që është njëri nga trajnerët më të mëdhenj të Premier League dhe jam krenar që kam qenë rivalë i tij, koleg dhe shok,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: