Ferit Idrizi: Energjia pozitive dhe bashkëpunimi me bizneset e Vushtrrisë janë çelësi i zhvillimit

Ferit Idrizi: Energjia pozitive dhe bashkëpunimi me bizneset e Vushtrrisë janë çelësi i zhvillimit

Ferit Idrizi, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, thekson se energjia pozitive dhe përkrahja nga qytetarët janë motivi kryesor për punën e tij .

“S’ka se si të mos jetë çdo ditë e mbushur me energji pozitive, kur qytetarët tanë na presin kudo me disponim të mirë dhe mirënjohje,” tha Idrizi.

Ai gjithashtu nënvizoi bashkëpunimin e ngushtë me bizneset lokale si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të qytetit.

“Me bizneset e Vushtrrisë gjithmonë kemi ecur bashkë drejt punëve të mëdha dhe fitoreve, dhe bashkë do të vazhdojmë të ecim drejt zhvillimit edhe pas 12 tetorit,” shtoi ai.

Ferit Idrizi premton që, nëse zgjedhet kryetar, do të vazhdojë punën e bashkëpunimit dhe përkrahjes së komunitetit lokal për një të ardhme më të mirë për Vushtrrinë.

Postimi i plotë:

S’ka se si të mos jetë çdo ditë e mbushur me energji pozitive, kur qytetarët tanë na presin kudo me disponim të mirë dhe mirënjohje.

Me bizneset e Vushtrrisë gjithmonë kemi ecur bashkë drejt punëve të mëdha dhe fitoreve, dhe bashkë do të vazhdojmë të ecim drejt zhvillimit edhe pas 12 tetorit.

#mamirëpërVushtrrinë #191

Shpërndaje në: