Ferit Idrizi: Mbështetja nga qytetarët po rritet në çdo lagje e çdo fshat

Ferit Idrizi: Mbështetja nga qytetarët po rritet në çdo lagje e çdo fshat

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Komunën e Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vazhduar takimet me qytetarët, kësaj here me banorët e fshatit Studime e Poshtme.

Gjatë këtij takimi, Idrizi bashkë me bashkëpunëtorët e tij ka biseduar me banorët për punët e realizuara gjatë mandatit aktual, si dhe për planet dhe projektet që do të zbatohen në mandatin e ri.

“Në çdo lagje e çdo fshat, po marrim gjithnjë e më shumë mbështetjen e njerëzve që besojnë në vazhdimësinë e punës së mirëfilltë, të nisur me përkushtim për qytetin tonë,” u shpreh Idrizi, duke falënderuar banorët për mikpritjen dhe mbështetjen e tyre.

 

 

Postimi i plotë:

Takimet me qytetarët i vazhduam me banorët e Studimes së Poshtme, ku bashkë me ta biseduam për punët e kryera dhe planet për mandatin e ri.

Në çdo lagje e çdo fshat, po marrim gjithnjë e më shumë mbështetjen e njerëzve që besojnë në vazhdimësinë e punës së mirëfilltë, të nisur me përkushtim për qytetin tonë.

Faleminderit banorëve të Studimes së Poshtme për pritjen, për fjalët e sinqerta dhe besimin!

Shpërndaje në: