Ferit Idrizi merr pjesë në hapjen e një qendre edukative dhe të qëndrimit ditor
Kryetari i Vushtrrisë, dhe njëherit kanidati nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferit Idrizi sot mori pjesë në hapjen e një qendre edukative dhe të qëndrimit ditor në këtë qytet.
Idrizi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se ky është një investim me shumë vlerë për fëmijët.
“Qytetit tonë iu shtua qendra edukative dhe e qëndrimit ditor “Etika Kids”, e themeluar nga Visar Feka. Ky është një investim me shumë vlerë për fëmijët tanë, ku ata do të kenë mundësi të mësojnë, të zhvillohen dhe të argëtohen në një ambient të sigurt e kreativ. Urime Visarit dhe gjithë stafit, me dëshirën që kjo qendër të bëhet një dritare e bukur edukimi për gjeneratat e reja të qytetit tonë”, tha ai.
Postimi i plotë:



