Ferit Idrizi premton mbështetje të vazhdueshme për gratë ndërmarrëse në Vushtrri

Ferit Idrizi premton mbështetje të vazhdueshme për gratë ndërmarrëse në Vushtrri

Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me ekipin e tij, ka vizituar disa gra që po zhvillojnë biznese në këtë komunë, duke biseduar nga afër për sfidat dhe nevojat që ato përballin çdo ditë në rrugëtimin e tyre profesional.

Idrizi theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për gratë sipërmarrëse dhe rolin e tyre në zhvillimin ekonomik lokal.

Ai premtoi se në mandatin e tij të dytë do të fuqizojë edhe më tej gratë përmes trajnimeve dhe rikualifikimeve falas, kurseve në teknologji dhe gjuhë të huaja, si dhe me grante të veçanta për bizneset e udhëhequra nga gratë.

Po ashtu, ai tha se do të zgjerojë programet për ndërmarrësi dhe vetëpunësim, me qëllim krijimin e më shumë mundësive për çdo familje në qytetin e Vushtrrisë.

 

 

Postimi i plotë:

Sot me ekipin, vizituam gratë që po zhvillojnë bizneset e tyre në Vushtrri dhe biseduam për sfidat e përditshme që i kanë në këtë rrugëtim.

Në mandatin e dytë do të vazhdojmë të mbështesim fuqizimin e tyre përmes trajnimeve, rikualifikimit falas, kurseve të teknologjisë dhe gjuhëve, granteve të veçanta, si dhe programeve për ndërmarrësi e vetëpunësim.
Kështu, do të krijojmë edhe më shumë mundësi dhe zhvillim për çdo familje në qytetin tonë.

Faleminderit për angazhimin tuaj të vazhdueshëm!

#FeritIdrizi191 #Vazhdojmë #kryetariitëgjithëve

Shpërndaje në: