Ferit Idrizi: Si komunë do të mbështesim iniciativat që sjellin punësim dhe zhvillim për qytetin tonë
Kandidati për kryetar në Vushtrri, Ferit Idrizi ka vizituar një biznes të mobilierisë, raporton Periskopi.
Ai u zotua se do të jetë afër bizneseve që sjellin punësim dhe zhvillim për qytetin vushtrriae.
Bashkë me ekipin i vazhduam edhe sot vizitat te bizneset e qytetit.
Në mobilierinë “Akron” u pritëm nga pronarët Sabri dhe Nazim Krasniqi, të cilët me punën e tyre kanë ndërtuar një emër të respektuar në tregun e mobilieve jo vetëm në Vushtrri por në të gjithë Kosovën.
Ky është edhe një shembull i përkushtimit të bizneseve tona, që me punë e vullnet të madh janë bërë motor i ekonomisë vendore.
Si komunë, do të jemi gjithmonë pranë tyre dhe do të mbështesim iniciativat që sjellin punësim dhe zhvillim për qytetin tonë.
#FeritIdrizi191 #Vazhdojmë #kryetariitëgjithëve



