Ferit Idrizi tubim me gratë e Vushtrrisë: Do ta bëjmë zërin e tyre pjesë të çdo vendimmarrjeje, siç e kemi dëshmuar edhe në mandatin e parë
Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka mbajtur tubim me gratë dhe vajzat e mësan komune.
Idrizi tha se do të vazhdojnë “mbështetjen e tyre përmes politikave që fuqizojnë rolin e gruas në çdo fushë të jetës, duke e bërë zërin e tyre pjesë të çdo vendimmarrjeje”.
Postimi i plotë:
Në tubimin me gratë dhe vajzat e komunës sonë, nga ku morëm përkrahje të jashtëzakonshme, u ndje fuqia dhe besimi për rrugën që kemi nisur bashkë.
Në këtë takim i prezantuam edhe kandidatet tona për Kuvendin e Komunës, gra të afta, të përkushtuara dhe me vizion të qartë për të ardhmen e Vushtrrisë.
Do të vazhdojmë me mbështetjen e tyre përmes politikave që fuqizojnë rolin e gruas në çdo fushë të jetës, duke e bërë zërin e tyre pjesë të çdo vendimmarrjeje, siç e kemi dëshmuar edhe në mandatin e parë.
#FeritIdrizi191 #Vazhdojmë #kryetariitëgjithëve



