Ferit Idrizi vazhdon vizitat dorë më dorë, me biznese e qytetarë
Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vazhduar vizitat dorë më dorë me biznese e qytetarët e kësaj komune.
Ai ka vlerësuar se në këtë mënyrë po e ndërton të ardhmen e Vushtrrisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Idrizi ka shkruar si gjithmonë ka qëndruar pranë qytetarëve.
“Si gjithmonë, pranë të gjithë qytetarëve. Në treg, në rrugë, te bizneset, ndihet sot më shumë se kurrë, forca jonë më e madhe – besimi i qytetarëve në vizionin tonë. 🏬 Dorë më dorë, po e ndërtojmë të ardhmen që e meriton Vushtrria. 🤝🏻 Faleminderit përzemërsisht secilit!”, ka shkruar ai.



