Ferizaj: 19-vjeçari kapet duke vozitur 106 km/h në zonën 50 km/h – gjobitet dhe i merret patentë shoferi

Ferizaj: 19-vjeçari kapet duke vozitur 106 km/h në zonën 50 km/h – gjobitet dhe i merret patentë shoferi

Një shofer i ri është ndëshkuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj, pasi u kap duke tejkaluar dyfishin e shpejtësisë së lejuar brenda zonës urbane.

Sipas njoftimit zyrtar, Njësia e Komunikacionit Rrugor ka ndaluar drejtuesin me inicialet D.H., 19 vjeç. I riu, duke drejtuar veturën e tipit VW Golf 7 me ngjyrë hiri, është evidentuar duke qarkulluar me 106 km/h në segmentin ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h.

Për këtë kundërvajtje, policia i ka shqiptuar shoferit gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative, si dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit për 6 muaj.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe të intensifikuara me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut.”

Shpërndaje në: