Ferizaj për herë të parë bëhet me Transport Publik Urban
Ferizaj për herë të parë është bërë me Transport Publik Urban një projekt ky që lehtëson ndjeshëm trafikun urban kursen xhepin e qytetarëve dhe mbron ambientin, shkruan Periskopi.
Lajmin e ka dhënë i pari i këtij qyteti Agim Aliu.
Sipas Aliut për 30 ditët e para, transporti publik urban do të jetë falas gjersa po përgatisin pakon e lehtësirave e shërbimit falas për kategori të ndryshme shoqërore.
“Për 30 ditët e para, transporti publik urban do të jetë falas gjersa po përgatisim pakon e lehtësirave e shërbimit falas për kategori të ndryshme shoqërore.”, ka shkruar Aliu në njoftim.
Ndryshe stacioni i autobusëve në qytetin e Ferizajt është ndër më të mirët në rajon.
Kujtojmë se kjo Komunë tash e një kohë investon brenda qytetit me infrastrukturë.
E që tashmë si projekt i fundit ka ardhur edhe transporti urban qe e bën Ferizajin qytet më të lehtë për jetesë./Periskopi/



