Fero bën shaka me Butën
Buta është bërë objekt talljeje për Feron.
Fero dhe Buta janë nga dy artistët më të pëlqyer në estradë, por dyshja nuk gëzojnë raporte të mira mes vete, shkruan lajmi.net.
Madje dy reperët shpeshherë kanë thumbuar njëri tjetrin në intervista apo emisione me ‘freestyle’ dedikuar njëri tjetrit.
Një gjë të tillë e ka bërë tani Fero, ai publikoi një video në Instastory ku shihet duke u tallur me Butën më një ‘freestyle’ të publikuar kohë më parë nga ai dhe Ledri.



