Feronikeli sigurt drejt titullit, Prishtina rikthehet te fitorja

Feronikeli sigurt drejt titullit, Prishtina rikthehet te fitorja

Kastriot Rexha ka shkëlqyer me dy gola në fitoren e Feronikelit 3:0 kundër Gjilanit, duke u kthyer te fitorja në Ipko Superligë pas barazimit me Prishtinën një javë më parë.

Rexha i shënoi dy nga tri gola në triumfin e Niklit, duke i ndikuar klubit nga Drenasi ta ruajë epërsinë prej pesë pikëve në krye të Superligës ndaj përcjellësve të parë, Prishtinës dhe Llapit.

Gjërat nisen mbarë për liderin në Rexhep Rexhepi në Drenas, pasi Kastriot Rexha e kaloi skuadrën në epërsi pas 24 minutave lojë.

Rexha e dyfishoi epërsinë e Niklit në minutën e 38-të, duke e çuar skuadrën një pushim të qetë mes pjesëve.

Mevlan Zeka i dha goditjen e fundit vizitorëve nga Gjilani pesë minuta para fundit, kur shënoi për 3:0.

Feronikeli tani grumbullon 52 pikë në vendin e parë, pesë më shumë se Prishtina dhe Llapi në pozitat dy dhe tre, respektivisht.

Gjilani, në anën tjetër, zbret në pozitën e gjashtë me 29 pikë, aq sa ka Drenica në pozitën e pestë dhe një më shumë se Trepça ’89.

Ndërkohë, Liria dhe Drenica barazuan 1:1 në ndeshjen tjetër të javës së 22-të, ndërsa Prishtina arriti fitore 1-2 ndaj KEK-ut.

Armend Dallku dhe Diar Miftaraj shënuan për bardhekaltërit, ndërsa Egzon Qerimi shënoi për vendasit.

Shpërndaje në: