Ferronikeli e Llapi arkëtojnë tre pikë të reja, ndezet lufta për titull

Ferronikeli e Llapi arkëtojnë tre pikë të reja, ndezet lufta për titull

Ferronikeli dhe Llapi kanë arkëtuar tre pikë të reja duke mposhtur Lirinë respektivisht Kek-U.

Ferronikeli fitoi me rezultatin 4:2, ndërsa golat u shënuan nga Astrit Fazliu, Lapidar Lladrovci, Mevlan Zeka e Mendurim Hoti. Për mysafirët shënuan Qëndrim Gashi dhe Gentian Binishi.

Edhe Llapi nuk ka hasur në vështirësi ndaj ekipit nga Obiliqi, që kryesisht luan me futbollistë të rinjë. Ekipi i Bylbyl Sokolit arriti fitore solide 2;0 me golat e Festim Alidemës e Hamdi Namanit.

Ferronikeli gjendet në vendin e parë me një pikë më shumë se sa Llapi, kurse Liria e Kek-U gjenden në pjesën e poshtme të tabelës./Periskopi/

Shpërndaje në: