Festë në Barcelonë, Getafe fiton ndaj Realit midis “Bernabeu”

Festë në Barcelonë, Getafe fiton ndaj Realit midis “Bernabeu”

Real Madridi ka pësuar humbjen e dytë radhazi në La Liga, duke mbetur tashmë edhe më mbrapa Barcelonës në garën për titull.

Skuadra e drejtuar nga Alvaro Arbeloa – pasi u mposht javën e kaluar nga Osasuna – mposhtet edhe këtë xhiro nga Getafe, në mes të “Bernabeut”.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Martin Satriano, me ndeshjen që u mbyll 1-0 në të mirë të mysafirëve.

Ndonëse e dominoi ndeshjen pothuajse gjatë tërë kohës, me 80% të posedimit të topit, Reali nuk arriti të tund portën e mbrojtur nga David Soria.

Portieri spanjoll pati shtatë pritje në këtë përballje, duke treguar paraqitje të madhe në kryeqytetin spanjoll.

Në minutën e 95-të, Reali mbeti me një lojtar më pak, pasi Franco Mastantuono u ndëshkua me karton të kuq, shkaku i disa fjalëve të thëna ndaj gjyqtarit kryesor.

Në të 97-tën, edhe Adrian Liso u ndëshkua me karton të kuq.

Me këtë humbje, Reali tashmë mbetet katër pikë prapa Barcelonës, e cila të shtunën e mposhti Villarrealin 4-1 në “Camp Nou”.

Ndërkohë, Getafe shkon në kuotën e 32 pikëve, në vendin e 11-të në La Liga.

Shpërndaje në: