Festivali ku pjesëmarrësit vrapojnë pa asnjë rrobë në trup (Foto)

Festivali ku pjesëmarrësit vrapojnë pa asnjë rrobë në trup (Foto)

Të dish se çfarë të veshësh në një festival mund të jetë e ndërlikuar, por zakonisht njerëzit kanë tendencë të zgjedhin disa lloje rrobash.
Por modestia u la nën hije kur 30 danezë me vetëbesim shumë të lartë morën pjesë në një vrapim të zhveshur argëtimi në festivalin e muzikës “Roskilde”, në Danimarkë, transmeton Express.

Ky festival u ofron eksibitionistëve nga çdo vend lirim për të vrapuar përreth tërësisht të zhveshur gjatë vrapimit të zhveshur vjetor.

Vrapimi i zhveshur është ngjarja kryesore e këtij festivali, i cili mbahet jashtë Kopenhagës.

Është njëri prej festivaleve më të mëdha muzikore në Evropë dhe mbahet që prej vitit 1971.

  

Shpërndaje në: