Festivali i shalqinit argëton pjesëmarrësit (Foto)
Festivali i shalqinjve është mbajtur në Los Angeles dhe Kaliforni për t’i argëtuar pjesëmarrësit duke bërë gara të ndryshme por në të njejtën kohë duke shijuar disa fletë të këtij fruti.
Ky festival është duke u mbajtur në Los Angeles dhe Kaliforni, dhe deri më tani kanë kaluar dy ditë prejse ja ka filluar. Është viti i 55’të kur ka filluar të shfaqet kjo festë e çuditshme.
Festivali është bërë një traditë pasiqë shalqinjtë kanë qenë prej kohësh një kulturë e çmuar e ultësirës lindore të San Ferndando’s, njoftoi “The Sun”, transmeton Periskopi.
Ndërsa, mania e shalqinit arriti në stadet më të larta të argëtimit, mund të shihen disa nga pjesëmarrësit duke e tërhequr këtë frut për të bërë gara se cili po qëndron më shumë mbi të.
Gjithashtu disa u angazhuan ta përdorin terenin si skijim për shkak të copëzave të lëmuara të shalqinit.
Nëse këto aktivitete fizikë konsiderohen si tepër ekstreme, mysafirët, mund të zmbrapsen dhe të shijojnë nga një fetë të freskët të shalqinit./Periskopi/









