Festoi me shqiponjë golin, Tarashaj rrezikon dënimin
Sulmuesi kosovar i Eintracht Frankfurtit pritet të dënohet nga Federata e Futbollit e Zvicrës. Shkak për këtë pritet të bëhet festa e tij me shqiponjë, shkruan Gazeta Olle.
Federata e Zvicrës, dy vjet më parë ua ndaloi gjithë lojtarëve të saj me prejardhje shqiptare që të festojnë me shqiponjë në klubet e tyre. Ky vendim kishte ardhur pas festave të shpeshta të Granit Xhakës e Pajtim Kasamit, duke formuar shqiponjën me duar.
Që nga ai vendim, asnjë lojtar me prejardhje shqiptare nuk ka bërë festë të tillë, dhe Tarashaj është i pari, për çka mund të dënohet nga Federata e Futbollit e Zvicrës. /Olle



