400 bileta për kosovarët në ndeshjen ndaj Finlandës

400 bileta për kosovarët në ndeshjen ndaj Finlandës

Federata e Futbollit e Finlandës ka vënë në shitje biletat për tifozët e Kosovës për tekimin që përfaqësuesja kosovare e zhvillon më 5 shtator në qytetin Turku, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Sipas njoftimit nga Federata e Futbollit të Kosovës, biletat për tifozët e Kosovës kushtojnë 30 euro që janë në sektorin J në stadiumin “Veritas”. Biletat janë në numër të limituar rreth 400 ulëse.

“Gjithsesi numri i tifozëve kosovarë në këtë ndeshje do të jetë më i madh se sa numri i biletave që është vënë në dispozicion, pasi tashmë shumë bashkëatdhetarë tanë që jetojnë në Finlandë i kanë siguruar biletat në sektore tjera të stadiumit”, thuhet në kumtesën e FFK-së.

Shpërndaje në: