FFK e pakënaqur me selektorin Albert Bunjaki

FFK e pakënaqur me selektorin Albert Bunjaki
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki nuk e ka të sigurtë të ardhmen si menaxher i Përfaqësueses.

Kështu ka bërë të ditur Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, përmes një njoftimi për shtyp.

“Komiteti Ekzekutiv(KE) i FFK-së, mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e Fadil Vokrrit president, ku diskutoi për shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës.

KE shqyrtoi dhe analizoi ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës si dhe rezultatet e arritura dhe pas shumë diskutimeve konstatoi se me gjithë angazhimin dhe pengesave të natyrave të ndryshme të ekipit përfaqësues, nuk është i kënaqur me rezultate e arritura, ndaj në ditët në vijim KE do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të dalë nga kjo gjendje me qëllim të përmirësimit të kësaj gjendje”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kosova po përballët me rezultate të dobëta në ndeshjet kualifikuese për botërorin Rusia 2018, ku në 6 ndeshje ka 1 barazim dhe 5 humbje.

 

Shpërndaje në: