FFK-ja dështoi në shitjen e biletave: Ja çfarë kërkese qesharake i kishte dërguar UEFA
Dje u shënuan incidente gjatë shitjes së biletave për ndeshjen mes Kosovës dhe Maltës që do të luhet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, shkruan Periskopi.
Kishte radhë të gjata qytetarësh që priten deri në 5 orë për të marrë një biletë, e madje disa prej tyre nuk ia arritën fare qëllimit, përfshirë gazetarin tonë të sportit, gjë që shkaktoi edhe incidente me Policinë e Kosovës.
Ky dështim e ka vënë në shënjestër Federatën e Futbollit të Kosovës, që udhëhiqet nga Agim Ademi.
Në gusht të vitit 2015, shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, i kishte dërguar një kërkesë kësaj federatë që t’i shkruante saktë emrat e shteteve që e kanë njohur vendin tonë – gjë që dëshmon edhe më shumë joprofesionalitetin e saj.
Në një dokument të rrjedhur te gazetarët nga FFK-ja, vërejtja kryesore kishte të bënte me përmirësimin e emrave të shkruar të shteteve që e kanë njohur pavarësinë e vendit. Zyrtarët e FFK-së nuk kishin ditur as të shkruanin emrat e shteteve në mënyrë të saktë. /Periskopi



