FFK mban kamp dy ditor në Norvegji, kërkon talentë për shpresat e Kosovës
Federata e Futbollit e Kosovës më 20 dhe 21 maj në Oslo të Norvegjisë do të organizojë Kampin U15.
Këtë vit pjesë e seleksionimeve do të jenë edhe futbollistet (femrat U17 e U19) që gjithashtu luajnë në shtetet skandinave.
Gjatë këtij kampi do të punojnë trajnerët Gazmend Haliti, Isa Sadriu, Besnik Kollari dhe Kushtrim Munishi, të cilët do të testojnë futbollistët dhe futbollistet pjesëmarrëse, në mënyrë që të përzgjedhën më të mirët që në të ardhmen të jenë pjesë e Kosovës.



