FFK merr masa, procedon në Prokurori ndeshjen Besa – Trepça
Për këtë arsyeje Federata e Futbollit të Kosovës, ka vendosur që përmes xhirimeve televizive ndeshjen ndërmjet Besës dhe Trepçës, ta procedojë në lëndën e prokurorisë.
Lajmin për Sportin në KTV, e ka konfirmuar sekretari i FFK-së, Eroll Salihu.
“Nuk duhet që të prejudikojmë por ne jemi në pritje të raporteve zyrtare. Të mërkurën në mëngjes do ta dërgojmë lëndën në Prokurorinë Themelore të Pejës”, deklaroi Salihu.
Ndërkohë, dje të dyja klubet i kanë mohuar akuzat për kurdisje të ndeshjes, duke e vlerësuar fitoren e Trepçës të merituar.
Nga ana tjetër, sa i përket ndeshjes Feronikeli – Drenica, ku fitore befasuese arritën “kuqezinjtë”, sekretari i FFK-së, ka thënë se nuk ka pasur dyshime në këtë takim.



