FFK reagon pas video-skandalit, ka një mesazh për gjyqtarin
Pas publikimit të një video nga “indeksonline” në të cilën shihet gjyqtari Bajram Gashi teksa tregon se mburret që vitin e shkuar ia ka siguruar fitoren Dritës ndaj Prishtinës. Këtë bisedë ai e zhvillon me trajnerin aktual të Dritës, Ismet Munishin, dhe vëzhguesin Ali Ajeti.
I kontaktuar nga Koha.net, Salihu ka thënë se akoma nuk ka parë incizimet, por ka dëgjuar për to dhe se është i sigurt se FFK do të ndjekë deri në fund të gjitha rastet për dyshime për trukim në futbollin vendor.
“Kemi dëgjuar, por nuk i kemi shikuar me vëmendje akoma. Unë dhe Fadil Vokrri jemi në kongres të FIFA-s dhe do të shohim incizimet deri sot pasdite. Pastaj do të flasim për këtë. Këtyre seneve do t’iu shkojmë deri në fund përndryshe s’ia vlen kështu”, ka thënë ai.



