FFK sot e zgjedh pasardhësin e Fadil Vokrrit

FFK sot e zgjedh pasardhësin e Fadil Vokrrit

Sot do të zgjidhet presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Kosovës, pas vdekjes së ish-presidentit të organit qeverisës të futbollit kosovar, legjendës Fadil Vokrrit.

Pasardhësi i Vokrrit do të zgjidhet sot në një Kuvend të jashtëzakonshëm zgjedhor për president të FFK-së.

Kuvendi i jashtëzakonshëm mbahet pas vdekjes së papritur të kreut të FFK-së, Fadil Vokrri.

Kandidati i vetëm për lider të FFK-së është zëvendës-presidenti, Agim Ademi.

Kuvendi mbahet me fillim nga ora 17:00.

 

Shpërndaje në: