FFK thyen heshtjen për dallaveret në futbollin e Kosovës (Foto)
Pas zhvillimeve ditëve të fundit rreth kurdisjeve dhe dallavereve në futbollin e Kosovës, publikimit të video-skandalit si dhe disa deklarata tjera të individëve, Komuniteti Ekzekutiv i Federatës së Futboliit të Kosovës (FFK) ka mbajur mbledhjen e radhës.
FFK e konsideron shumë pozitive kontributin e disa mediave për të demaskuar individët apo grupet e individëve , siç shihet në videon e Indeksonline.
Poashtu, FFK ka njoftuar se nga kjo javë do të caktohet personi përgjegjës që do të merret me parandalimin e kurdisjeve.




