FIBA Europe Cup, KB Prishtina e pafat në short

FIBA Europe Cup, KB Prishtina e pafat në short

Në Munih të Gjermanisë është hedhur shorti për fazën 1/16 të FIBA Europe Cup, ku KB Prishtina ishte tejet e pafat. 

Prishtina do të përballet me skuadrën italiane Pallacanestro Varese. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 6 mars në Prishtinë, ndërsa ajo e kthimit më 13 mars në Itali.

Varese është një nga skuadrat më të trofeshme në Itali dhe është kandidat potencial për fitimin e këtij kompeticioni. /Periskopi/

Shpërndaje në: